Sipas një njoftimi në Facebook, pacienti 54-vjeçar me inicialet B.S. është nënshtruar operacionit ku janë hequr tre gurë me përmasa të konsiderueshme.
Në detaj, u zbulua se pacienti kishte një gur në fshikëzën urinare me madhësi rreth 7.5 centimetra, një gur në ureter me madhësi rreth 4 centimetra, si dhe një gur në veshkë me madhësi nga 1.5 deri në 2 centimetra.
Ndërhyrja kirurgjikale është kryer nga ekipi i urologëve në spitalin e Mitrovicës dhe pacienti tani po shërohet me sukses.
Pas trajtimit dhe qëndrimit në repart, pacienti është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.





















You must be logged in to post a comment Login