Janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që hedhin dritë mbi aksidentin tragjik të ndodhur të martën në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit në fshatin Komoran.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, vetura me të cilën po udhëtonte 24-vjeçarja del nga trajektorja dhe përplaset në murin mbrojtës të nënkalimit.
Edhe pse kamerat nuk e kapin qartë momentin e përplasjes, ato tregojnë lëvizjet e automjetit pak çaste para aksidentit.
Përveç viktimës, në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të cilët pësuan lëndime trupore.
Ata u dërguan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten objekt i hetimeve nga autoritetet kompetente.





















You must be logged in to post a comment Login