Pep Guardiola ka pranuar se mund të mos rikthehet kurrë në pankinë, pasi i dha fund aventurës së tij legjendare dhjetëvjeçare te Manchester City.
Trajneri katalanas, i consideruar gjerësisht si një prej strategëve më të mëdhenj në historinë e futbollit, ka rrëfyer se aktualisht ndien më shumë lodhje sesa dëshirë për një sfidë të re.
Trajneri 55-vjeçar, i cili revolucionarizoi futbollin anglez gjatë një dekade në ‘Etihad Stadium’, ka zbuluar se nuk është i sigurt nëse e ka ende motivimin për të drejtuar një skuadër. ‘As vetë nuk e di se çfarë do të bëj.
Do të jetë e vështirë të rikthehem, kjo është ndjesia ime sot.
Më duhet të rifreskoj shumë gjëra që kanë ndodhur në jetën time personale,’ pranoi ai. ‘Më duhet ta gjej paksa veten në gjëra të ndryshme.
Më duhet të ulem dhe të shkëputem për pak kohë.
Ky është një prej objektivave kryesorë.’ Për momentin, Guardiola dëshiron të gjejë një mënyrë për t’u larguar nga presioni i vazhdueshëm, por heqja dorë nga adrenalina dhe emocionet e menaxhimit në nivelin më të lartë nuk është aq e lehtë sa duket.
Trajneri spanjoll ka folur shpesh për intensitetin që kërkohet për të qëndruar në majë, duke pranuar se varësia ndaj fitores mund të jetë njëkohësisht bekim dhe mallkim. ‘Është gëzimi dhe kënaqësia për ta parë ekipin tim duke luajtur mirë.
Ky është motivi dhe objektivi kur zgjohem çdo ditë. Është shumë varëse.
Trajnerët më të vjetër dalin në pension dhe duan të rikthehen, pastaj sërish të rikthehen.
Nuk mund të jetojnë pa të.’ Përpara se vendimi i tij për të marrë një pushim të bëhej publik, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) kishte bërë një përpjekje serioze për ta bindur Guardiolën të merrte drejtimin e kombëtares së Italisë.
Legjenda e futbollit italian, Paolo Maldini, i cili në atë kohë ishte drejtor teknik, ka zbuluar se Guardiola ishte shumë i tunduar për ta pranuar ofertën dhe madje kishte filluar të skiconte formacione taktike gjatë një takimi në Barcelonë.





















You must be logged in to post a comment Login