Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të hënën se Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të marrin kontrollin e ngushticës së Hormuzit dhe se duhet të kompensohen për menaxhimin e kësaj rruge të rëndësishme ujore. ‘Ne do ta mbajmë ngushticën dhe ndoshta do ta drejtojmë vetë.
Do të bëhemi kujdestarët e saj,’ tha Trump në një intervistë telefonike për programin ‘Fox & Friends’ të televizionit Fox News.
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët kryesore për furnizimin global me naftë, është shndërruar në një nga pikat kryesore të përplasjes në konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit.
Bllokada e saj nga Irani ka ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë dhe ka shtuar shqetësimet për inflacionin në nivel global. ‘Ne do ta mbrojmë atë dhe do të paguhemi për këtë – shumë para,’ tha Trump, duke shtuar se vendet e tjera janë të pasura dhe se SHBA-ja nuk mund ta bëjë këtë ‘falas’.
Irani njoftoi të shtunën mbylljen e ngushticës pas asaj që e cilësoi si kalim të paautorizuar, ndërsa të dielën deklaroi se kalimi mbetet i pezulluar dhe se lejet do të lëshohen pasi të rikthehen ‘stabiliteti dhe qetësia’.





















You must be logged in to post a comment Login