Sipas BILD, 23-vjeçari pritet ta përfundojë kalimin te skuadra nga Saksonia para fundit të këtij muaji, ndërsa Leipzig është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij, transmeton Klankosova.tv.
Për Asllanin kishte interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmundi, por asnjëri klub nuk ka avancuar në bisedime.
Barcelona e shihte sulmuesin si alternativë rezervë, ndërsa Dortmundi duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër dhe në listën e pagave.
Në këto rrethana, RB Leipzig është favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, i cili po konsiderohet si një prej talenteve më premtues të Bundesligës.





















You must be logged in to post a comment Login