Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë për akuzat e ngritjes së barrikadave në veri të Kosovës në dhjetor të vitit 2022 ka dështuar për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve dhe avokatit mbrojtës.
Akuzohen Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.
Gjyqtari Rrahman Beqiri u shpreh se mungonte i akuzuari Dushan Maksimoviq dhe Nemanja Joloviq.
Prokurori Admir Shala propozoi që procedura ndaj Joloviqit të veçohej për të vazhduar procesin me të tjerët.
Gjyqtari shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatit Mahmut Halimi.
Ndër të akuzuarit është edhe Dushan Maksimoviq, i dënuar për sulmin terrorist në Banjskë.
Aktakuzat janë ngritur për ngritjen e barrikadave në komunat veriore të Kosovës nga 10 deri më 29 dhjetor 2022.





















You must be logged in to post a comment Login