Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pasi e ka pranuar fajësinë i akuzuari për kanosjen ndaj tij, Eqrem Avdullahu.
Gucati ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore ndaj të gjithë personave që fyejnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranët e saj.
Ai gjithashtu ka ngritur padi të tjera ndaj personave të cilët e kanë kërcënuar.
Avokati i Gucatit, Halim Shala, gjithashtu ka shprehur qëllimin e tyre për mbrojtjen e integritetit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.





















You must be logged in to post a comment Login