Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rrëfimi i emocionuar i Gonxhës për kontributin heroik të babait në luftën në Vushtrri

Në këtë dokumentar u përfshi edhe rrëfimi për babain e saj, Shukri Gërxhaliun i cili ishte një nga mjekët që kontribuoi në zonën e luftës në Vushtrri, duke ofruar kujdes shëndetësor për të plagosurit gjatë luftës.

Gjatë bisedës për dokumentarin, Gonxhja nuk i përmbajti emocionet dhe shpërtheu në lot teksa u kujtua kontributi i babait të saj dhe i shumë profesionistëve shëndetësorë që punuan në kushte të jashtëzakonshme.

Autori i dokumentarit, Vullnet Krasniqi, tha se rrëfimet e mjekëve të luftës janë histori që meritojnë të dokumentohen. “Jemi me fat që kemi pasur doktorë, infermierë, teknikë dhe motra medicinale që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha Krasniqi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai theksoi se dokumentari synon të sjellë në vëmendje njerëz që kanë folur më pak për përvojat e tyre, duke përfshirë mjekë dhe personel shëndetësor që kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar të tjerët.

Ai tregoi se për dokumentarin është fokusuar te njerëz që kanë folur më pak për përvojat e tyre gjatë luftës. “Dua të jem korrekt: ka disa dokumentarë që janë bërë për njerëz të cilët kanë kontribuar gjatë luftës duke ofruar shërbime shëndetësore për civilët dhe ushtarët.

Në këtë rast jam munduar t’i gjej disa personazhe që kanë folur më pak ose janë ekspozuar më pak, për të dhënë rrëfimin e tyre”, u shpreh Krasniqi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas tij, janë me qindra pjesëtarë të personelit shëndetësor që kanë histori të jashtëzakonshme për të treguar.

Ai u ndal te dy zona operative, Nerodima dhe Llapi, duke rrëfyer edhe historinë e Shpellës së Topillës, ku gjatë ofensivës së vitit 1999 ishin trajtuar dhjetëra të plagosur.

Krasniqi tregoi rastin e luftëtarit të UÇK-së, Agim Bytyqi, i cili pas plagosjes në Budakovë kishte përfunduar në këtë shpellë, ku mjekët u detyruan t’ia amputonin këmbën në kushte jashtëzakonisht të vështira. “Doktori anesteziolog, së bashku me një ekip të ngushtë ku ishin Besim Hoxha dhe Isa Haxhiu, me asistimin e Valbona Dërgutit, e kryen amputimin duke përdorur një sharrë druri”, tregoi Krasniqi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai foli edhe për organizimin e stafit mjekësor në Zonën Operative të Llapit, ku sipas tij ishin improvizuar salla operative dhe ishin kryer mbi 400 operacione, shumë prej tyre në kushte të rënda.

Në dokumentar janë intervistuar edhe luftëtarë të plagosur, ndër ta edhe Rafet Llapashtica, i cili ende e mban një copë granate afër zemrës për shkak të rrezikut nga largimi i saj.

Sipas Krasniqit, sakrifica e mjekëve gjatë luftës është një histori që duhet të dokumentohet vazhdimisht. “Nuk janë vetëm mjekët, por çdo personel shëndetësor dhe çdo qytetar që ka shndërruar shtëpinë e tij në ambulancë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Secili prej tyre ka një histori që meriton një dokumentar në vete”, tha ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement