Një shtetas i huaj ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë nga dy persona të panjohur në Prishtinë.
Policia bën të ditur përmes raportit se viktima ka deklaruar se, derisa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, është sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy persona të panjohur.
Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në duar dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti është njoftuar prokurorisë për hetim të mëtejshëm.





















You must be logged in to post a comment Login