Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditëve të para do të favorizohet zhvillimi i vranësirave konvektive, reshjeve lokale të shiut dhe shkarkimeve rrufesh, kryesisht në orët e pasdites.
Këto reshje vlerësohen si të dobishme për sektorin e bujqësisë, pasi kontribuojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës dhe përmirësimin e kushteve agrometeorologjike për kulturat bujqësore.
Kushtet biometeorologjike, sipas IHMK-së, në përgjithësi do të mbeten të favorshme për pjesën më të madhe të popullatës, ndonëse gjatë periudhave me temperatura më të larta mund të shfaqen shqetësime tek personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike.
Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, duke bërë që autoritetet të rekomandojnë shmangien e ekspozimit të gjatë në diell.
Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, me temperaturat që do të luhaten nga 13 deri në 16°C në mëngjes dhe maksimalet që do të arrijnë 26 deri në 29°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.
Pritet shtim i vranësirave gjatë pjesës së dytë të ditës, me temperaturat minimale 13–16°C dhe maksimalet 26–30°C, ndërsa era pritet të jetë nga verilindja 1–9 m/s.
Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, temperaturat minimale 13–16°C dhe maksimalet 27–31°C, me erë nga verilindja 1–9 m/s.
Kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me temperaturat që do të rriten dhe era nga verilindja 1–4 m/s.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, me temperaturat maksimale pritet të arrijnë 33°C dhe minimalet 13–16°C, ndërsa era nga veriperëndimi 1–4 m/s.





















You must be logged in to post a comment Login