Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rritja e Rasteve të Fruthit në Kosovë: Prindërit Po Vaksinojnë Fëmijët Më Shumë

Nga 16 prilli deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste të fruthit.

E që nga kjo kohë, është shtuar dukshëm edhe interesimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit.

Vetëm nga prilli, në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë vaksinuar mbi 200 fëmijë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së momentalisht po trajtohen katër pacientë.

Sipas drejtoreshës së kësaj klinike, Vera Berisha, gjendja shëndetësore e tyre ka qenë relativisht e rëndë, ndërsa që njëri prej tyre kishte komplikime të rënda në mushkëri.

Pacientët e tjerë janë përcjellë edhe nga oftamologu.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Berisha bëri të ditur për KosovaPress se pacientët që po trajtohen janë të moshës njëvjeçare. “Tash për tash, në Klinikën Infektive janë katër pacientë, të cilët duhet të përcillen së paku edhe gjatë këtij vikendi.

Njëri prej tyre vazhdon të trajtohet pasi që është kthyer nga mjekimi intensiv i Klinikës së Pediatrisë, për shkak të një përkeqësimi, të një komplikimi mjaft të rëndë, por tash është në gjendje stabile.

Shumicën i kemi pasur të lindur në vitin 2025.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjendja shëndetësore e të gjithëve ka qenë relativisht e rëndë, ndërkohë që një prej tyre ka fituar edhe komplikime të rënda në mushkëri si pneumotoraks.

Gjendja e të tjerëve është përcjellë edhe prej lëmive të tjera: oftalmologu duke menaxhuar edhe pjesën e syve”, u shpreh Berisha.

Ajo foli edhe për hezitimin që disa prindër po kanë ndaj vaksinës si pasojë e fezinformatave, teksa u bëri thirrje atyre që të mos rrezikojnë shëndetin e fëmijëve. “Ka prej tyre që hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre duke rënë pre e dezinformatave të ndryshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Apeli ynë është që prindërit mos të hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët.

Vaksina nuk është e dëmshme, por rreziku prej sëmundjes është i madh”, tha Berisha.

Xhevrije Canolli, nga njësia e imunizimit në QKMF në Prishtinë, pohon se të gjitha rastet e konfirmuara janë fëmijë të pavaksinuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ajo bëri të ditur se janë identifikuar të gjithë fëmijët e pavaksinuar në rrethinën e Prishtinës dhe janë kontaktuar prindërit që t’i vaksinojnë me vaksinën kundër fruthit.

Edhe nga ekipi mobil po vazhdon vaksinimi në shkolla.

Canolli tha se ka rritje të interesimit të prindërve për vaksinim, ku vetëm gjatë prillit, pas përhapjes së virusit, janë vaksinuar mbi 200 fëmijë, ndërkohë në periudhën janar-prill janë vaksinuar mbi 680 fëmijë nga mosha një deri në pesë vjeçare. “Mosvaksinimi ka ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Vaksinimi është mënyra e vetme më e sigurt dhe efektive në parandalimin e përhapjes së mëtejme të fruthit në vendin tonë.

Ne kemi identifikuar të gjithë fëmijët e pavaksinuar dhe jemi duke i kontaktuar prindërit e tyre në mënyrë që të vaksinohen sa më shpejt që është e mundur në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Po ashtu, nga ekipi mobil po bëhet vaksinimi i klasave të gjashta dhe të para.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mbrojtja e plotë kundër fruthit, 100 për qind, arrihet me marrjen e dy dozave”. “Gjatë katërmujorit të parë janë vaksinuar në repart 686 fëmijë kundër fruthit.

Vetëm në prill janë vaksinuar 215, pra me paraqitjen e këtyre rasteve të fruthit, kemi pasur një rritje të interesimit të prindërve për vaksinim.

Nga kjo sëmundje janë të rrezikuar fëmijët e pavaksinuar, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobësuar”, tha ajo.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), në një përgjigje për KosovaPress, njoftoi se ata që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit në vend janë pakicë, të cilët ndikohen nga dezinformatat pa asnjë bazë shkencore.

IKSHPK thekson se vaksinat janë të obliguara me ligj dhe prindërit nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në institucione parashkollore apo shkollore pa vërtetuar vaksinimin. “Ata që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit janë pakicë, sepse shumica e prindërve, siç tregojnë edhe statistikat e vaksinimit në Kosovë, i vaksinojnë fëmijët e tyre.

Këta që hezitojnë, apo refuzojnë, ndikohen nga dezinformatat dhe konspiracionet që nuk kanë asnjë bazë shkencore dhe i dëmtojnë përpjekjet për vaksinim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Vaksinat që janë pjesë e kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kosovë (që i përmban 13 vaksina) janë të obliguara me ligj, sikur që prindërit me rastin e regjistrimit të fëmijëve në institucione parashkollore dhe shkollore, bazuar në dy udhëzime administrative të Ministrisë së Arsimit, duhet të vërtetojnë se fëmijët e tyre i kanë marrë vaksinat.

Nëse prindërit nuk u përmbahen në tërësi këtyre obligimeve, ata në një formë po i vetësanksionojnë fëmijët e tyre, duke i ekspozuar para rrezikut për shëndetin e tyre”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse virale që prek kryesisht fëmijët, por mund të paraqitet edhe tek të rriturit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai shkaktohet nga virusi i fruthit dhe përhapet shumë lehtë përmes ajrit kur një person i infektuar kollitet ose teshtin.

Simptomat kryesore janë temperaturë e lartë, kollë dhe rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe të irrituar dhe puçrra të kuqe në lëkurë që përhapen në gjithë trupin.

Në disa raste, fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze si infeksione të mushkërive ose probleme të tjera shëndetësore, andaj vaksinimi është mënyra më efektive e mbrojtjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement