Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se posedon listën me pagesa të disa prej drejtuesve të protestave në Shqipëri, që kanë nisur tash e disa javë.
Nga kjo listë, sipas tij, janë identifikuar persona që janë pjesë e pagesave të shërbimeve të huaja dhe që komandojnë dhunën në protestë.
Sipas Ballës, qëllimi i tyre është dëmtimi i imazhit dhe ekonomisë së Shqipërisë.
Ai ka thënë se organet e drejtësisë do të ndjekin shqetësimet dhe do të ketë procedime konkrete në ditët në vijim.
Këto komente u bënë gjatë protestave para Kuvendit të Shqipërisë, ku ndodhën përplasje edhe brenda sallës së kuvendit për disa çështje të rëndësishme.





















You must be logged in to post a comment Login