Ajo tha se këto mjete janë para të qytetarëve që po përdoren në mënyrë të padrejtë dhe me qëllim ndikimi në vota. ‘E turpshme.
E papranueshme.
Keqpërdorim klasik i buxhetit në kohë zgjedhjesh.
Para një jave ndau rreth 100 milionë euro.
Sot edhe 2 milionë të tjera për bileta. 100-she, 500-she, subvencione e bileta – krejt këto jo pse Kurti brengoset për ju, po sepse ju votoni me 7 qershor.
Mos harroni: këto janë paratë e rrugëve që nuk u kryen, shkollave e çerdheve që nuk u ndërtuan, digjitalizimit të arsimit që nuk nisi asnjëherë, barnave që mungojnë në spitale dhe naftës që e keni paguar më shtrenjtë’, shkroi ndër tjerash ajo.





















You must be logged in to post a comment Login