Një ekspert i gjeopolitikës, Selim Ibrahimi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Evropë, duke përfshirë takimin midis kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Sipas Ibrahimit, duket se Bashkimi Evropian është më afër Ballkanit Perëndimor dhe po bën përpjekje për të integruar hap pas hapi aspekte që nuk plotësojnë kushtet e BE-së. “Mirëpo përsëri duhet parë se çfarë ndodh me zgjedhjet në Francë dhe si do të reflektojë politika evropiane në Ballkanin Perëndimor me Planin e Rritjes, me procesin e Berlinit dhe me anëtarësimin hap pas hapi në BE, duke vlerësuar faktorë si përfundimi i luftës në Ukrainë dhe politikat e brendshme të BE-së”, ka theksuar Ibrahimi në një intervistë për Klan Kosovën.




















