Një 17-vjeçar irlandez ka humbur jetën tragjikisht gjatë pushimeve në ishullin grek Kimolos, pasi dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po bënte dush.
Alex M. po qëndronte me familjen në një shtëpi prej guri më shumë se 50-vjeçare, të cilën familja e përdorte rregullisht gjatë pushimeve.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, i riu mori kokën e dushit dhe pak çaste më vonë u rrëzua.
Autopsia konfirmoi se ai kishte vdekur nga goditja elektrike.
Edhe nëna e tij dyshohet se ndjeu një shkarkesë elektrike kur tentoi t’i afrohej.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për instalimin elektrik të shtëpisë dhe ngrohësin e ujit, ndërsa po shqyrtohet edhe nëse në kutinë elektrike mungonte ndonjë pajisje mbrojtëse.
Alex ishte nxënës i dalluar në qytetin e tij të lindjes, Cork, dhe kishte marrë çmime për një projekt të zhvilluar së bashku me dy bashkëmoshatarë, që synonte të ndihmonte personat me autizëm joverbal.





















You must be logged in to post a comment Login