Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka shprehur shqetësimin e tij për abuzimet milionëshe në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë.
Sipas Ismailit, tenderët përgatiten paraprakisht për kompani të caktuara, ndërsa pajisjet blihen shumë më shtrenjtë se çmimet reale të tregut.
Ai bëri të ditur se karroca elektrike e blerë për 726 euro u shit shtetit për 3 mijë euro, duke lënë pacientët të përballen me mungesë barnash.
Ismaili kritikoi ashpër praktikat e korrupsionit në shëndetësi, duke kërkuar ndryshime urgjente.
Ai gjithashtu theksoi se PDK dhe Bedri Hamza janë alternativa për të përmirësuar situatën në shëndetësi.





















You must be logged in to post a comment Login