Një person ka humbur jetën pasi u vetaksidentua me motoçikletë më 3 maj në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë.
Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.
Incidenti kishte ndodhur më 3 maj rreth orës 17:10, ndërsa personi ka ndërruar jetë sot pas një jave në QKUK.
Trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në IML, ndërsa rasti është nën hetim.





















You must be logged in to post a comment Login