Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e bizneseve vendore gjatë vizitës së saj në disa kompani të njohura në Anamoravë, duke theksuar se suksesi nuk vjen rastësisht, por ndërtohet çdo ditë me punë të palodhshme dhe vizion të qartë.
Përmes një mesazhi publik, Osmani u shpreh se bizneset e rajonit janë shembull i profesionalizmit dhe i punës së ndershme, duke dëshmuar se rezultatet arrihen vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm.
Gjatë vizitave në kompanitë Uji Dea, ASK Foods dhe Euro Fisi, ajo falënderoi drejtuesit dhe punëtorët për mikpritjen dhe diskutimet e zhvilluara. “Suksesi nuk vjen kurrë rastësisht.
Ai ndërtohet çdo ditë me përkushtim, punë të palodhur dhe vizion të qartë”, theksoi Osmani, duke shtuar se këto biznese përfaqësojnë modelin e zhvillimit dhe këmbënguljes në vend.
Ajo nënvizoi se puna dhe përkushtimi i njerëzve në sektorin privat janë ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe një shembull frymëzimi për gjeneratat e reja.





















You must be logged in to post a comment Login