Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka reaguar emocionalisht pasi humbi mundësinë për të qenë pjesë e Spanjës në Kupën e Botës, shkaku i lëndimit të rëndë në këmbën e djathtë.
Pas një operacioni, ai shprehet: ‘Tani po mendoj vetëm të rikthehem më i fortë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Jeta dhe futbolli ndonjëherë janë të padrejta, por duhet ta pranosh sepse edhe kjo është pjesë e rrugëtimit’.
Fermin Lopez ishte një nga lojtarët më të formë të Spanjës dhe mungesa e tij në Botëror konsiderohet si një goditje e madhe.
Ai ka qenë një nga lojtarët kyç të Barcelonës, duke realizuar 13 gola dhe duke kontribuar me 17 asistime në këtë sezon.





















You must be logged in to post a comment Login