Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lamtumirë Birçe Hasko: Një Mjeshtër i Madh i Kinematografisë Shqiptare

“Ka ikur Birçe Hasko.

Ka ikur aktori që la pas një emër të nderuar, një emër të madh në kinematografinë shqiptare.

Ka ikur njeriu që solli karakterin ” popullor” të jugut duke e bërë të pavdekshëm.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Iku labi Birçe Hasko.

Ka ikur njeriu që i dha emrin konkretësi mjeshtrisë së interpretimit.

Ka ikur ai që humorin dhe rreptësinë i kishte pronë të karakterit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lamtumirë Mik bashkëpunëtor !

NJERI”, shkruan aktori.

Birçe Hasko u shqua për interpretimet e tij të spikatura në role komike dhe popullore, duke sjellë në skenë dhe ekran karaktere të gjalla, shpesh të frymëzuara nga jeta dhe tradita e jugut të Shqipërisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Me stilin e tij të veçantë, ai arriti të ndërthurë humorin me karakterin e fortë dramatik, duke krijuar figura që mbetën gjatë në kujtesën e publikut.

I lindur më 15 mars 1942 në Dukat të Vlorës, Hasko e nisi rrugëtimin e tij si mësues dhe drejtues shkolle, përpara se të ndiqte pasionin për artin duke studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Pas përfundimit të studimeve, ai kontribuoi edhe në fushën akademike si pedagog dhe më vonë si dekan i Fakultetit të Artit Skenik në Akademinë e Arteve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjatë karrierës së tij artistike, ai interpretoi dhjetëra role në teatër dhe film, duke u bërë pjesë e disa prej veprave më të njohura të kinematografisë shqiptare si “Njeriu me top”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni” dhe “Përrallë nga e kaluara”.

Për kontributin e tij të çmuar në art dhe kulturë, Birçe Hasko është nderuar me titujt “Artist i Merituar”, “Profesor” dhe “Mjeshtër i Madh”, duke u renditur ndër figurat më të rëndësishme të skenës shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, ka realizuar 32 role filmike, ndër të cilat veçohen: “Kur zbardhi një ditë” (1970) – Sulo ballisti, “Malet me blerim mbuluar” (1971) – Osmani, “Njeriu me top” (1977) – Tosun Baçi, “Koncert në vitin 1936” (1978), – Tellalli, “Radiostacioni” (1979) – Mete Aliu, “Dhe vjen një ditë” (1986) – Dajë Alushi, “Përrallë nga e kaluara” (1987) – plaku i sertë, Zëvendësi i grave – (1987), – Shef Mesini “Shkëlqim i përkohshëm” (1988) – babai i Danes Parullat – (2001),- Shoku Sabaf “I dashur armik” (2005) – tregtari çifut Kronikë provinciale – (2009), Taqo.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement