Kreu i ri i Aleancës është Ardian Gjini, pas votimit në Kuvendin e X-të Zgjedhor të partisë.
Në votën e delegatëve, 453 votuan për Gjinin nga 461 që morën pjesë, ndërsa u bënë edhe ndryshime statutare si emri i ri i partisë “Aleanca”.
Ramush Haradinaj u zgjodh Kryetar i Nderit, përbërja e Këshillit të Nderit u miratua, si dhe Këshilli i Përgjithshëm me 106 anëtarë.
Procesi zgjedhor u cilësua si i suksesshëm dhe tregoi unitetin dhe përkushtimin e Aleancës.
Urohet suksesi për kryetarin e ri, Ardian Gjini, dhe të zgjedhurit e tjerë në përgjegjësi të reja.





















You must be logged in to post a comment Login