Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.
Në aspektin procedural, u shqyrtoi pretendimi për të drejtën e mbrojtjes për kohë të pamjaftueshme për t’u njohur me dosjen, Gjykata konstatoi se nuk ka cenim.
Në seancën e 20 majit në Gjykatën Kushtetuese kryebashkiaku i izoluar prej shkurtit 2025 pretendoi se i është cenuar liria individuale dhe se, duke qenë kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është e dyfishtë pasi nuk mund të ushtrojë detyrën.
Po sipas tij, masa nuk është proporcionale, gjykatat e tre shkallëve nuk kanë analizuar ai duhet kriteret e vendosjes së masës së sigurimit dhe se i janë cenuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor.
Për SPAK, vendimet gjyqësore ndaj masës së sigurisë së Veliajt, janë konform Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe të Kushtetutës.




















