Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur dhimbjen e saj pas ngjarjes tragjike që ndodhi në bregdetin e Shëngjinit, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar.
Përmes një reagimi publik, Haxhiu tha se lajmi për humbjen e dy shtetasve të Kosovës është pritur me pikëllim të thellë, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre.
Ajo bëri të ditur se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe po ofrojnë mbështetjen e nevojshme për menaxhimin e situatës.
Ajo gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë tre të rinjve të lënduar, të cilët po marrin trajtim mjekësor.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shëngjin, ku pesë të rinj nga Kosova kishin hyrë në det për t’u larë, por u përballën me dallgë të fuqishme të shkaktuara nga erërat e forta.
Si pasojë, dy prej tyre humbën jetën, ndërsa tre të tjerët u shpëtuan dhe po trajtohen në spital.





















You must be logged in to post a comment Login