Një aksident fatal me humbjen e një jete ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë Shkumbin.
Dy mjete, një top BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë.
Nga ky aksident ka humbur jetën një 39-vjeçar që udhëtonte me Opel dhe janë plagosur 5 persona që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ambulanca ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjës për mjekim ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka dokumentuar ngjarjen tragjike ku humbi jetën 39-vjeçari Barjam Kacani.
Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.





















You must be logged in to post a comment Login