Ledri Vula ka shtuar një tjetër detaj në trupin e tij dhe sigurisht që sytë e rrjetit e kapën menjëherë.
Në fotot e fundit të shkrepura nga Klevin Halili, reperi ka marrë vëmendjen me tatuazhin në krahun e majtë, fiks sipër zemrës së zezë që shpesh shihet në paraqitjet e tij.
Këtë herë, ai ka zgjedhur të gdhendë një tekst në gjuhën hebraike.
Për të gjithë ju që po pyesni se çfarë saktësisht do të thotë “אין אהבה”, përkthimi është shumë i qartë dhe i prerë: “Nuk ka dashuri”.
Pas një periudhe ku jeta e tij private dhe ndarja kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, ky rresht i shkurtër duket që vjen fiks si një përditësim i statusit të tij aktual.
Pa dhënë deklarata apo pa folur gjatë nëpër media, Ledri thjesht po tregon se për momentin kapitulli i dashurisë është mbyllur.
Kjo është një lëvizje e drejtpërdrejtë e reperit për të thënë atë që mendon, duke e lënë lëkurën të flasë vetë.





















You must be logged in to post a comment Login