Shabani ka thënë se gjithë vëmendja e botës do të jetë në stadiumin “MetLife” në New Jersey, aty ku pas një kampionati të gjatë do të përcaktohet kampioni i ri i botës.
Sot do të jetë gjithë vëmendja e botës në New Jersey, në MetLife Stadium, aty ku do të zhvillohet finalja pas një rrugëtimi shumë të gjatë të këtij kampionati botëror që ka nisur më 11 qershor dhe është mbajtur në tre shtete.
Sipas tij, Argjentina ka pasur një rrugëtim më të vështirë drejt finales, por ka arritur të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje, me Lionel Messin si lider kryesor.
Messi është lider i kësaj kombëtareje dhe ka qenë në formë të jashtëzakonshme.
Ka thyer të gjitha pritshmëritë pasi është 39 vjeçar dhe po vazhdon karrierën jashtë Evropës.
Për Spanjën, Shabani ka thënë se skuadra e Luis de la Fuentes ka shpërthyer në momentin më të rëndësishëm, sidomos në gjysmëfinalen ndaj Francës.
Spanja thjesht ishte fantastike.
E arriti që ta bllokojë Francën, e cila kishte shënuar më së shumti gola dhe kishte eliminuar kundërshtarë të fortë.
Sipas tij, Spanja ka treguar forcë përmes lojës kolektive, talenteve të mëdha dhe organizimit të shkëlqyer.
Në fund, Shabani ka përmendur edhe polemikat që kanë shoqëruar Botërorin 2026, duke vlerësuar infrastrukturën në SHBA, por duke kritikuar disa çështje organizative.
Sa i përket infrastrukturës, stadiumet kanë qenë të jashtëzakonshme.
Megjithatë, sa i përket çështjeve organizative ka çaluar paksa dhe për këtë po kritikohet FIFA dhe presidenti Infantino.
Gazetari Shabani ka përmendur edhe kritikat ndaj Argjentinës për favorizim nga gjyqtarët, si dhe problemet me VAR-in dhe cilësinë e fushave.





















You must be logged in to post a comment Login