Chelsea ka rikthyer interesimin për sulmuesin e krahut të Juventusit, Francisco Conceicao, i cili mund të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.
Klubi londinez po shqyrton mundësinë e transferimit të reprezentuesit portugez në rast se Pedro Neto largohet nga Chelsea.
Situata e Conceicaos te Juventusi mund të ndryshojë pas afrimeve të reja në repartin ofensiv.
Chelsea ka bërë një tentativë për të kuptuar mundësinë e transferimit, por oferta fillestare prej 30 milionë eurosh nuk është e mjaftueshme për Juventusin. “Bianconerët” kërkojnë të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë 23-vjeçarin dhe, nëse Chelsea arrin këtë shifër, Juventusi pritet të jetë i gatshëm të negociojë shitjen.
Në këtë operacion është përfshirë edhe agjenti i njohur Jorge Mendes, i cili më herët kishte tentuar ta orientonte Chelsean drejt transferimit të Rafael Leaos nga Milani.
Conceicao u transferua përfundimisht te Juventusi nga Porto pas periudhës së huazimit, në një marrëveshje që në total i kushtoi klubit italian 41 milionë euro.





















You must be logged in to post a comment Login