Dy sportistë shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.
Të dy sportistët arritën deri në finale të kategorive të tyre, por u desh të kënaqeshin me medaljen e argjendtë.
Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë.
Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.
Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e ‘Taranto 2026’, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.
Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë.
Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim.
Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.
Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.





















You must be logged in to post a comment Login