Opinionisti Bekim Çollaku e ka cilësuar si të shëmtuar paralajmërimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai shtoi se deklaratat mund të kuptohen edhe si kërcënim ndaj votuesve, duke lënë të nënkuptohet se nëse nuk jepen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, vendi mund të hyjë në një cikël tjetër zgjedhjesh. Çollaku u shpreh se kërkesat për më shumë pushtet nga ana e Kurtit janë të tepërta, duke theksuar se është arritur maksimumi. “Është një paralajmërim tepër i keq, paralajmëron diçka të keqe për institucionet dhe qytetarët, sepse nënkupton kriza politike dhe institucionale që nuk sjellin të mira për Kosovën.
Mund të merret kërcënim për votuesit.
Sepse mund të merret sikur iu ka thënë “nëse nuk m’i jepni votat për ta zgjedhur presidentin vetëm, do të përfundoni në një cikël tjetër.
Ai ka arritur pushtetin maksimal, më shumë se kaq të pretendosh të marrësh për mua ësthë jonjerëzore”.
Në fund, ai nënvizoi se gjithçka mbetet në dorën e votuesve dhe nivelit të tyre të vetëdijesimit.