Zyrtarët doganorë në Karasoviç kanë parandaluar tentativën për futjen e paligjshme të 43 orëve të dorës në territorin e Bashkimit Evropian.
Automjetin po e ngiste një shtetas i Kosovës me leje qëndrimi në Kroaci.
Drejtuesit i është lëshuar urdhër kundërvajtës dhe i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 6 mijë eurosh.
Masa e konfiskimit të mallrave është marrë për objektin e kundërvajtjes.
Procedura për shenjat dalluese të markave të mbrojtura tregtare është në zhvillim.





















You must be logged in to post a comment Login