Jeremy Doku do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në pulpë, të pësuar gjatë humbjes 3-0 të Manchester Cityt ndaj Arsenalit në Community Shield.
Doku u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, ndërsa pas ndeshjes u pa me akull të vendosur në pulpë.
Sipas mediumit belg “Nieuwsblad”, te Manchester City janë të shqetësuar se ky dëmtim mund të lidhet me vështirësitë fizike që Doku ka pasur pas Kampionatit Botëror. 24-vjeçari kishte vuajtur më herët nga një infeksion i rëndë respirator dhe një lëndim në kyçin e këmbës, duke mos arritur të zhvillojë një përgatitje normale parasezonale.
Për pasojë, Doku do ta humbasë me siguri ndeshjen hapëse të Manchester Cityt në Ligën Premier kundër Bournemouthit këtë fundjavë.
Klubi shpreson që një periudhë më e gjatë pushimi ta ndihmojë anësorin belg të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë.





















You must be logged in to post a comment Login