Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 17 tetor 2025, në rrugën ‘Miftar Zeqa’ në Pejë, Mahmut Hoxhaj dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave, duke shkaktuar lëndime të rënda.
Veprimet e tij janë ndërprerë pas intervenimit të Policisë së Kosovës.
Mahmut Hoxhaj dyshohet gjithashtu për posedim të paautorizuar të armëve dhe municioneve, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Prokurori ka propozuar që të pandehurin ta dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.





















You must be logged in to post a comment Login