Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme po ndikon në industrinë e argëtimit, duke sjellë anulimin e dy eventeve muzikore në Abu Dhabi.
Shakira dhe Christina Aguilera nuk do të performojnë më në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të situatës së sigurisë.
Organizatorët e festivalit Offlimits kanë njoftuar anulimin e koncertit të Shakirës, ndërsa koncerti i Christina Aguilerës është shtyrë pa datë të re të caktuar.
Tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme kanë sjellë ndryshime në kalendarin e koncerteve ndërkombëtare.





















You must be logged in to post a comment Login