Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot u dërgoi ftesë tri partive politike për takim.
Gjini, përmes një letre të bërë publike në Facebook, ka thënë se takimi nuk është i nevojshëm, duke rikujtuar ofertën e Aleancës-së për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Gjini ka deklaruar: ‘Më datën 26 qershor 2026, kam prezantuar publikisht ofertën tonë për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës.
Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës sonë.’ Gjashtë kërkesat e Aleancës për institucionet e reja përfshijnë orientimin strategjik dhe gazi amerikan, pavarësinë energjetike, lehtësime për bizneset e vogla, mbështetje për bujqësinë, buxhetimi i infrastrukturës, dhe fond emergjent për kryeqytetin.
Lidhur me postin e Presidentit, Gjini shprehu shqetësimin se mungesa e një marrëveshjeje mes partive të tjera rrezikon ta çojë vendin në krizë permanente. ‘Ne nuk mund të pajtohemi që Kosova të mbetet në krizë,’ përfundoi Gjini.




















