Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim lidhur me institucionet e reja.
Gjini theksoi se Aleanca është e gatshme të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es.
Ai rikujtoi gjashtë kërkesat e tyre, përfshirë orientimin strategjik, pavarësinë energjetike, lehtësimet për bizneset, mbështetjen për bujqësinë, buxhetimin e infrastrukturës, dhe fondin emergjent për kryeqytetin.
Gjini gjithashtu shprehu shqetësimin për mungesën e marrëveshjeve politike që mund të çojnë në krizë në vend.





















You must be logged in to post a comment Login