Arsenali ka marrë një avantazh të rëndësishëm në garën për titullin e Ligës Premier, pasi Manchester City humbi pikë ndaj Evertonit.
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, theksoi se skuadra e Mikel Artetës duhet të fokusohet vetëm te rezultatet e saj.
Henry paralajmëroi se asgjë nuk është vendosur ende dhe që skuadra londineze nuk duhet të lejojë euforinë.
Bëri thirrje që Arsenal të fokusohet vetëm te ndeshjet e mbetura dhe të mos mendohet për rivalët. ‘Fitoni ndeshjet tuaja.
Mos mendo për Cityn. Është në duart e tua,’ tha legjenda franceze.




















