Aurelien Tchouameni mund të largohet nga Real Madridi nëse në ditët e fundit të afatit kalimtar arrin një ofertë e lartë për mesfushorin francez.
Sipas raportimeve, trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk e konsideron më Tchouamenin si titullar të padiskutueshëm në mesfushë.
Mourinho ka disa alternativa në mesfushë duke përfshirë Tchouamenin, Valverden, Jude Bellinghamin, Arda Gulerin, Eduardo Camavingan dhe Bernardo Silvan.
Mundësia e një largimi të Tchouamenit është e rëndësishme pasi Real Madridi ia rinovoi kontratën deri në vitin 2031, ndërsa ai dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.
Ditët e fundit të afatit mund të vendosin të ardhmen e tij.
Nëse Mourinho vazhdon t’i japë përparësi Valverdes dhe Tchouameni e sheh veten me më pak minuta, një ofertë e lartë nga një klub i interesuar mund ta ndryshojë situatën.





















You must be logged in to post a comment Login