Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Barcelona nuk ofron për Lautaro Martinez: Prioritet Julian Alvarez dhe alternativat për numrin 9

Barcelona nuk ka bërë ofertë për Lautaro Martinez dhe sulmuesi i Interit nuk konsiderohet më një objektiv prioritar nga klubi katalanas, i cili vijon kërkimet për një numër 9 të ri.

Me afrimin e fundit të afatit kalimtar së verës, Barcelona mbetet e fokusuar te Julian Alvarez, edhe pse Atletico Madrid nuk dëshiron të shesë yllin e saj te një rival direkt.

Sipas gazetarit të njohur nga Barcelona, Gerard Romero, klubi katalanas nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare për Lautaron.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjithashtu, sulmuesi argjentinas nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Barcelona.

Lautaro ka qenë më parë një prej objektivave kryesorë të Barcelonës, por tashmë sulmuesi i Interit ka zbritur në listën e prioriteteve të klubit.

Objektivi kryesor mbetet Julian Alvarez, por transferimi i argjentinasit nga Atletico Madrid duket i vështirë për t’u realizuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Klubi madrilen nuk është i prirur të lejojë largimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm drejt një rivali të drejtpërdrejtë.

Në rast se marrëveshja për Alvarez dështon, Barcelona ka shqyrtuar disa alternativa, mes tyre Viktor Gyokeres, Luis Suarez, Nicolo Tresoldi dhe Victor Osimhen.

Megjithatë, deri tani asnjë prej këtyre opsioneve nuk duket se e ka bindur plotësisht drejtuesit katalanas.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kjo situatë rrit mundësinë që Barcelona të mbështetet te lojtarët që aktualisht ka në skuadër, nëse nuk arrin të sigurojë një sulmues të ri përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Një tjetër emër që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje është Hamza Abdelkarim.

Barcelona e sheh sulmuesin e ri egjiptian si një alternativë me potencial për të ardhmen në pozicionin e numrit 9.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, Karim Adeyemi, Dani Olmo dhe Raphinha mund të përdoren gjithashtu në qendër të sulmit, duke i ofruar trajnerit Hansi Flick disa zgjidhje alternative.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement