Barron Trump, djali më i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, ndoqi finalen e Kupës së Botës në stadiumin ‘MetLife’ në New Jersey së bashku me babain e tij dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump.
Në ndeshjen ku Spanja mposhti Argjentinën 1:0, në stadium ishin të pranishëm edhe shumë figura të njohura, përfshirë Shakirën, Madonnën dhe Justin Bieberin.
Një fotografi ku Barron shihet duke biseduar me Donald Trumpin dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, u bë virale në rrjetet sociale.
Vëmendjen e përdoruesve e mori kravata e tij e kuqe, e cila u krahasua me atë që Donald Trump e mban shpesh. ‘Kravata e Barron Trump në finalen e Botërorit ngjan me atë të babait të tij’, shkruan disa përdorues në platformën X.
Ndërkohë, kur Donald Trump doli në fushë së bashku me Infantinon gjatë ceremonisë, ai u prit me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve në stadium.





















You must be logged in to post a comment Login