BDI-ja, e udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në Maqedoninë e Veriut.
Partia ka përshëndetur gatishmërinë e kryeministrit Mickoski për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
BDI-ja thotë se qeveria humbi legjitimitetin për të vazhduar me izolimin evropian dhe dobësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione.
Partia kërkon që deklarata e kryeministrit të shndërrohet në veprim dhe të fillojnë përgatitjet zgjedhore.
Opozita është e gatshme për zgjedhje të reja.
Le të shpërndahet Kuvendi, le të caktohet data, le të shkojmë në zgjedhje.





















You must be logged in to post a comment Login