Bersant Celina ka gjetur rrugën drejt rrjetit sërish, këtë herë në ndeshjen suedez ndaj Hammarbyt.
Mesfushori kosovar shënoi një gol të mahnitshëm duke përmbysur epërsinë nga 1-0 në 1-2.
Celina, pas një pasimi të bukur, me një goditje të saktë, mposhti portierin edhe pse ishte në pozitë jo të favorshme, duke filluar festën me tifozët.




















