Në orën 10:00 të martës, COELA do mblidhet sërish për të diskutuar Raportin e IBAR për Shqipërinë.
Këshilli i Bashkimit Evropian, për A2CNN tha se shtetet anëtare janë pranë një dakordësie, edhe pse ende disa shtete nuk kanë dhënë dritën jeshile për draftin e Pozicionit të Përbashkët të BE-së. “Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin pas mbledhjes së nesërme”, ka deklaruar Këshilli.
Nëse arrihet një marrëveshje, plani është që dosja t’i kalojë COREPER të premten (22 maj) dhe të nisë planifikimi i Konferencës Ndërqeveritare në ditët në vijim.
Drafti final në tryezë ka ndryshuar shumë nga ai fillestari i propozuar nga KE dhe ka më shumë kritere dhe ashpërsime në luftën ndaj korrupsionit, kritereve ekonomike dhe për pakicat kombëtare.





















You must be logged in to post a comment Login