Një grup delfinësh ka sjellë një shfaqje të veçantë në Gjirin e Vlorës, duke frymëzuar turistët që udhëtonin me gomone drejt ishullit të Sazanit dhe Karaburunit.
Delfinët u shfaqën pranë mjeteve lundruese, duke notuar para gomoneve dhe duke luajtur mes dallgëve.
Me lëvizjet e tyre elegante, ata krijuan një spektakël natyror të rrallë, i pritur me entuziazëm nga turistët që nuk ngurruan ta regjistronin këtë moment.
Pamje të tilla bëhen gjithnjë e më të zakonshme në ujërat e Gjirit të Vlorës, veçanërisht në ditët e qeta me kushte atmosferike të favorshme.
Delfinët vazhdojnë të jenë një nga pikat më të bukura të bregdetit të Vlorës, duke e zmadhuar hijeshinë e udhëtimeve drejt Sazanit dhe Karaburunit, dhe duke dhuruar vizitorëve kujtime të paharrueshme.





















You must be logged in to post a comment Login