Dy kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kanë paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kjo ndodhi pasi instancat e tjera refuzuan kërkesën e tyre për rinumërim të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Gazetarja Amantina Hasani ka dhënë detaje për ankesën e tyre në PZAP.
Kandidatët pretendojnë se ka pasur parregullësi gjatë numërimit të votave dhe kërkojnë rinumërim për të siguruar numrin e saktë të votave të qytetarëve.
Ata shpresojnë që kërkesat e tyre të merren parasysh.





















You must be logged in to post a comment Login