Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Florie Selmani kërkon ndihmë për të vërtetuar pafajësinë e babait të saj gjatë luftës në Kosovë

Florie Selmani, vajza e shtetasit kosovar Osman Selmani, ka kërkuar ndihmën e organizatave ndërkombëtare që kanë monitoruar refugjatët gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar dëshmi që, sipas saj, mund të vërtetojnë se babai i saj nuk ka kryer krime lufte.

Osmani Selmani, 74-vjeçar, ishte arrestuar më 1 korrik nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë, gjatë kthimit nga Medvegja në Prishtinë, nën dyshimet për krime lufte.

Sipas vajzës së tij, gjatë luftës në Kosovë, familja Selmani ishte larguar nga shtëpia dhe kishte qëndruar si refugjate në Maqedoninë e atëhershme, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ajo ka kërkuar nga organizatat që kanë qenë të përfshira në menaxhimin dhe monitorimin e refugjatëve që të ofrojnë çdo dokument, regjistrim apo informacion që mund të dëshmojë qëndrimin e Osman Selmanit në kampin e refugjatëve në Çegran, Gostivar, gjatë periudhës së luftës.

Ajo u është drejtuar organizatave si UNHCR, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe organizatave të tjera humanitare, duke kërkuar ndihmë për dokumentimin e së vërtetës lidhur me rastin e babait të saj. “Sot u drejtohemi të gjithë personave, organizatave dhe institucioneve që kanë qenë të përfshira në menaxhimin dhe monitorimin e refugjatëve gjatë vitit 1999. Çdo dëshmi, dokument, regjistrim apo informacion që mund të na ofroni do të jetë një ndihmë e madhe për zbardhjen e së vërtetës dhe dokumentimin e historisë së familjes sonë, veçanërisht lidhur me babain tonë, Osman Selmani.

Organizatat të cilave u drejtohemi: UNHCR – Agjencia e OKB-së për Refugjatë (regjistrimi, mbrojtja dhe koordinimi i ndihmës për refugjatët) ICRC – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ndihmë humanitare dhe lidhje familjare) IFRC dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë CARE (përfshirë në operacione humanitare gjatë krizës së refugjatëve) IOM – Organizata Ndërkombëtare për Migrim (transporti dhe kthimi i refugjatëve) UNICEF, WHO, OCHA dhe organizata të tjera të Kombeve të Bashkuara CRS, Norwegian Refugee Council, Oxfam, Mercy Corps, International Medical Corps dhe organizata të tjera humanitare.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ju lutemi ta shpërndani këtë apel me këdo që mund të ketë informacione, dokumente apo dëshmi nga kampi i refugjatëve në Çegran gjatë vitit 1999. Çdo informacion mund të jetë një pjesë e rëndësishme për të vërtetën”, shkroi Florie Selmani./Klankosova.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement