Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca dëgjimore në rastin ku këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, akuzohet për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Shkak i dështimit tu kësaj seance ka qenë mungesa e të akuzuarit.
Mbrojtësi i Kelmendit, avokati Burim Azemi tha se përmes mesazhit, këngëtari e ka njoftuar se nuk mund të jetë i pranishëm në seancë.
Gjykata konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës dëgjimore.
Edita Canta bëri të ditur se në rast se i akuzuari nuk paraqitet në seancën e radhës, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim.





















You must be logged in to post a comment Login