Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim të akuzuarin Shaqir Lutvija, lidhur me akuzën për krime lufte në Prizren.
Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi, dhe anëtarët Violeta Namani-Hajra dhe Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi Krasniqi tha se në dënimin me burgim, të akuzuarit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
I akuzuari obligohet të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale- 400 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh përmes kësaj Gjykate në Gjykatën e Apelit.
Prezent në sallë qenë prokurori Armend Zenelaj dhe i akuzuari Shaqir Lutvija me mbrojtësen e tij, avokaten Jovana Filipoviq.





















You must be logged in to post a comment Login