Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Saarbruckenit, ku një grua 30-vjeçare mbeti në gjendje kritike pasi u sulmua me një mjet prerës dhe më pas u rrëzua nga çatia e një ndërtese shumëkatëshe.
Policia arrestoi në vendngjarje bashkëshortin e saj, 31 vjeç.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja nisi pas një konflikti mes çiftit në banesën e tyre.
Dyshohet se burri e sulmoi gruan fillimisht brenda apartamentit dhe më pas e ndoqi në çatinë e ndërtesës, ku ajo ishte përpjekur të largohej për t’i shpëtuar.
Rreth orës 21:00, një patrullë e Policisë së Saarbrucken-Burbach vuri re një person mbi çatinë e një pallati në lagjen Malstatt.
Gruaja u rrëzua disa metra poshtë dhe përfundoi në trotuar.
Hetuesit dyshojnë se, para rrëzimit, 31-vjeçari e kishte sulmuar bashkëshorten me një mjet prerës edhe mbi çati.
Gjatë incidentit, në banesë ndodhej edhe fëmija i mitur i çiftit.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve, ai iu dorëzua shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve për t’u kujdesur në një mjedis të sigurt. 31-vjeçari u ndalua në paraburgim dhe pritet të dalë para një gjyqtari hetues, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Në hetim janë përfshirë njësitë kriminale dhe ekspertët e vendit të ngjarjes, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe motivin e konfliktit.





















You must be logged in to post a comment Login