Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Henor Grezda: Historia e një profesionisti të suksesshëm në botën e bukurisë

Në një industri ku përkushtimi, kreativiteti dhe profesionalizmi janë çelësi i suksesit, emri i Henor Grezdës po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga profesionistët që po sjell energji të re në botën e bukurisë dhe stilimit për meshkuj.

I lindur dhe i rritur në Gjakovë, Henor Grezda e nisi rrugëtimin e tij në profesionin e frizerit që në moshën 12-vjeçare.

Por kjo nuk ishte thjesht një zgjedhje profesionale – ishte vazhdim i një tradite familjare të ndërtuar ndër breza.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Profesioni i tij trashëgohet prej pesë gjeneratash, duke nisur nga stërgjyshi, gjyshi, babai dhe xhaxhai, ndërsa sot pjesë e kësaj historie janë edhe dy motrat e tij.

Për Henorin, puna nuk përfaqëson vetëm një zanat, por një mision për të sjellë risi dhe standarde të reja në industri.

Ai thekson se ajo që e dallon është përkushtimi maksimal ndaj çdo klienti dhe dëshira e vazhdueshme për të sjellë ide të reja dhe trende moderne në tregun vendor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Përtej klientelës së zakonshme, Henori tash e disa vite është kujdesur për pamjen dhe stilin e basketbollistëve të klubit të basketbollit KB Vëllaznimi, përfshirë edhe lojtarët amerikanë që kanë qenë pjesë e ekipit.

Karriera e tij është shoqëruar edhe me bashkëpunime me emra të njohur të skenës publike.

Prej shtatë vitesh ai kujdeset për paraqitjen e këngëtarit Shkëlzen Jetishi, ndërsa në sallonin e tij kanë qenë të pranishëm edhe deputetë, artistë dhe personalitete të tjera publike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndër figurat që kanë vizituar sallonin e tij është edhe kryeministri Albin Kurti.

Angazhimi për zhvillim profesional e ka çuar së fundi Henorin edhe në Turqi, ku mori pjesë në panaire bukurie dhe seminare profesionale kushtuar trendeve më të reja të industrisë.

Kjo përvojë i solli jo vetëm njohuri të reja, por edhe mundësinë për të siguruar përfaqësinë e disa produkteve për meshkuj, të cilat pritet të prezantohen së shpejti në treg.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ambiciet e tij nuk ndalen këtu.

Synimi i radhës është zgjerimi i aktivitetit dhe hapja e një salloni të ri në Prishtinë, duke e shndërruar eksperiencën dhe traditën familjare në një histori suksesi që synon të kalojë kufijtë e qytetit të Gjakovës.

Me një rrënjë të fortë familjare, përvojë të ndërtuar ndër vite dhe vizion për të ardhmen, Henor Grezda po dëshmon se tradita dhe inovacioni mund të ecin së bashku, duke krijuar një identitet të veçantë në industrinë e bukurisë në Kosovë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement