Infantino mblodhi anëtarët e bordit drejtues në zyrën afrikane të FIFA-s, pas kritikave të forta që pasuan propozimin për krijimin e kompanisë FIFA Forward Enterprise (FFE).
Në një letër të nënshkruar nga Infantino dhe sekretari i përgjithshëm Mattias Grafström, drejtuar zv/presidentëve, Këshillit të FIFA-s dhe 211 federatave anëtare, të dy kërkuan “sinqerisht falje” për mënyrën se si u menaxhua procesi dhe premtuan se gabime të tilla nuk do të përsëriten.
UEFA ishte ndër kundërshtarët më të ashpër të projektit, duke deklaruar se ka humbur besimin te Infantino dhe duke e cilësuar propozimin si një “marrëveshje të errët dhe të papranueshme”.





















You must be logged in to post a comment Login